Kryefjala Logo

“Kam tentuar ti bëj keq vetes”, Erjola rrëfen vështirësitë e saj

15 Prill, 2024 | 1:07 pm

Erjola Doçi gjatë një bisede me Jetmirin ka rrëfyer çastin më të vështirë në jetën e saj.

Moderatorja shprehu se ka tentuar t’i bëjë diçka vetes për një djalë para dy vitesh.

‘Kam tentuar t’i bëj diçka vetes për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, – ka treguar ajo. Më tej shton se teksa ishte në dyert e spitalit, i dilte vetëm fytyra e së ëmës.

E pyetur nga Jetmiri nëse ka dashuruar, ajo shton se bëhet fjalë për të njëjtin person që ka përmendur te linja e jetës.

‘Po, ndonjëherë njeriu arrin ekstremet për dikë që do.’

Të ngjashme