Showbiz
Ilda Bejleri konfirmon lajmin e shtatzënisë me anë të këtij postimi
1 vit më parë

Ilda Bejleri ka konfirmuar për herë të parë lajmin që është në pritje të ëmbël. Lajm që prej disa javësh po qarkullonte në media. Por dje në emisionin “Shqipëria live” u tha se lajmi i shtatzënisë së saj ishte ndër lajmet më të klikuara të muajit maj.
Moderatorja ka ripostuar në profilin e saj lajmin e shpërndarë nga një “Fan page” e ku shkruhet: “5 më të klikuarat e muajit maj. Plasën, plasën”.
Ilda ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së kolegëve gazetarë këtë lajm të rëndësishëm të sajin. Kohë më parë kur drejtonte emisionin “T’ka mami yll” Ilda është pyetur nëse do dëshironte të bëhej nënë moderatorja u shpreh se :
“Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndihesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”.