Kryefjala Logo

“Hajde çohu” Pse çfarë pëlqen publiku nuk i pëlqeu Eurovision-it?

13 Maj, 2022 | 3:00 pm

Zhvillohet këtë vit edicioni i 66-të i Eurovision ku çdo vit mbledh këngët më të mira nga shtetet pjesëmarrëse dhe në fund me votat e publikut dhe jurisë shpallin vetëm një fitues.

Vendi fitues është edhe vendi që do të jetë vitin e ardhshëm organizatori i festivalit më të ndjekur në botë pas ndeshjeve të rëndësishme të futbollit.

Irlanda është shteti me më shumë fitore ku numëron plot 7 e ndjekur nga Suedia me 6 dhe Luksemburgu,Franca,Hollanda dhe Anglia me 5.

Celine Dion ka prekur skenën e Eurovision-it në vitin 1988 duke përfaqsuar Zvicrën dhe fitoi garën.
Ky spektakël ishte një trampolinë për divën botërore pasi pjesa tjetër e Celine Dion është histori.

Kemi edhe shtete si Turqia e cila prej vitit 2012 nuk merr pjesë në Eurovision si shenjë proteste ndaj ndryshimeve në sistemin e votimit si dhe dolën kundër rregullit “Big Five” që lejon Italinë,Spanjën,Britaninë e Madhe,Gjermaninë dhe Francën të kualifikohen automatikisht çdo vit në finale.

As këtë vit nuk kanë munguar spekulimet dhe komentet negative të fansave që presin gjithë vitin të dëgjojnë këngën e tyre të preferuar.
Ne u prezantuam me Ronela Hajatin me këngën “Sekret”
Sapo u lançua u bë kënga më e klikuar në faqen zyrtare të Eurovision.

U bë trend në rrjete sociale si TikTok dhe shtypi,media dhe interneti foli e foli pa pushim për të.

Performanca e Ronela Hajatit në gjysëmfinale është e dyta më e klikuara e natës por kjo nuk mjaftoi që të kalonte në finale.

Një faqe e huaj në internet publikoi pikët e jurisë dhe tregonte se juria e Eurovision i kishte dhënë vetëm 6 pikë Ronelës nga 200.
Në faqen zyrtare të Eurovision në Instagram vërshuan komente nga gjithë bota duke e quajtur të padrejtë mos kualifikimin e Shqiprisë.

Edhe pse jashtë finales,Ronela Hajati shijon famën e madhe që mori dhe këtë e tregon më së miri pritja madhështore në koncertin në Torino.

Mbrëmë ishte nata e dytë dhe sërisht,publiku mbeti i zhgënjyer.
Shteti i Maltës mbeti jashtë.
Malta prezantohej me Emma Muscat,një talent i dalë nga “Amici” në Itali dhe kënga e saj quhej “I am what I am” pra,”Jam ajo çfarë jam”
Një këngë ritmike dhe me mesazh të fortë brenda që publiku e duartrokiti por nuk mjaftoi për finale.

Edhe San Marino këtë vit u përfaqësua me Achille Lauro,një nga emrat më të fortë Italian ku me siguri ju kujtohet në SanRemo me këngën “Rolls Royce”
Verës që lamë pas,në bashkëpunim me Orietta Bertin dhe Fedez,kënga e tyre “Mille” u bë hiti i verës duke qëndruar 5 javë në krye të klasifikemeve dhe 6 disqe platini.
Zhgënjimi edhe këtu ishte i madh sepse Achille nuk ja doli gjithashtu.

E fundit është Qipro.
Ky shtet gjithmonë ka sjell muzikë të mirë dhe kujtojmë Shqiptaren Elena Foureira me këngën “Fuego” e çoi në vendin e dytë edhe pse shumica mendon ende se meritonte të parin.
Këtë vit Qipro u përfaqësua nga Andromache me këngën “Ela”
Interneti e cilësoi si një këngë shumë të bukur me vija melodike,zë i mirë dhe me shumë mundësi për të zënë një vend të mirë në klasifikim por kjo nuk mjaftoi pasi nuk arriti të prekë finalen.

Kujtojmë se në këtë këngë,Andromache ka bashkëpunuar me Fifin dhe Ylli Limanin.

Plot 4 shtete shumë premtuese të cilave nuk ju dha mundësia e finales,solli një reagim aspak pozitiv nga publiku dhe mjafton të hidhni një sy në faqen zyrtare të Eurovision apo komentet në “Youtube” tek performancat e tyre.

Që para spektaklit u përfol se çmimi i madh do ti jepet Ukrainës dhe tani këto zëra u përforcuan pasi fansat mendojnë se larguan këngët më të mira për ti dhënë më thjeshtë fitoren.

Këto janë fjalë pa baza dhe pa prova,e vetmja gjë e sigurt është se njerëzit u mërzitën.
Të shpresojmë se finalja do të jetë mjaftueshëm madhështore për të harruar këto dy gjysëmfinale.

Të ngjashme