Kryefjala Logo

Habit balerina shqiptare: Kam bërë ngrirjen e vezëve sepse…

25 Janar, 2023 | 11:47 am

Pretendimet e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30 vjecare u perhapen ne rrjet.

Së fundmi, kjo bisedë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, teksa gjinekologu ka qenë I ftuar në “Ftesë në pesë”. Teksa diskutonte së bashku me panelin e të ftuarve, ka qenë ballerina e njohur shqiptare Isida Mollaymeri, zbuloi se ajo ka ngirë vezët për të mos rrezikuar performancën e tyre në të ardhmen.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjec plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë. Profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur”, u shpreh Isida.

Të ngjashme