Kryefjala Logo

Erjola shpërthen në lot:”Të thotë copa e Romeos, ju shtrydhim si lecka”

17 Prill, 2024 | 9:14 am

Pas një ‘Prime’ të gjatë,të lodhshëm dhe i vulosur edhe njëherë me episode ngjarjesh që sjellin vetëm sherre me tone të larta,banorët janë ndeshur sërisht me përplasje’ të tjera mes njëri-tjetrit, duke përfunduar dhe në lotë.

Ka qenë Erjola e cila është përlotur orët e para të mëngjesit, kjo pasi nuk duron dot fjalët apo ‘presionet’ që i bëhen në shtëpi nga banorët e tjerë.

Teksa Juli mundohej ta qetësonte dhe e shoqëroi deri në ambientet e dhomës së gjunit, Erjola u shpreh: “A duan të më prekin, le të futen me familje, me motër e vëlla i dalë përballë botës vetë, ma shpifën… Thotë copa e Romeos: ‘Juve jeni plehra, ju shtrydh si lecka’, nuk mundem më! Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë, kockë e fortë vetë dhe të më thonë të shtypim si leckë?!”

Të ngjashme