Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Zaimina Vasjari në një pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebit!

26 Nëntor, 2021 | 4:34 pm

Kohë më parë Zaimina Vasjari lajmëroi se është në një pritje të ëmbël nëpërmjet një seti fotografik në Instagram.

Ndërkohë që ditën e sotme,  ajo ka publikuar disa foto me të voglën e saj Khloe në breg të detit, ku ka ngritur shumë aludime për gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Zaimina është në pritje të një vogëlushi dhe së shpejti Khloe do të bëhet me një vëlla!
Gjithësesi ende nuk dihen më shumë detaje dhe është e sigurt që të gjithë po presin me padurim, një reagim nga vetë Zaimina.

Por ajo që ne mund të themi është fakti se Zai duket në superformë e siç thonë i ka rënë një super nur.

Të ngjashme