Showbiz
Edhe Elvana u maskua për Halloween, (por zgjodhi look-un ikonik të kësaj këngëtareje shqiptare…)
30 Tetor, 2022 | 9:37 am
Në vitin 1996 këngëtarja kosovare , Gili do të prezantohej në Festivalin e Rtsh, me këngën “Xixëllonja”.
Me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit (bashkëshortit të saj) Gili vodhi zemrat e shqiptarëve me hitin e saj “Xixëllonjë”. Veç këngës ajo që ra në sy ishte edhe look-u i artistes bionde. Një fustan e kordele flakë i kuq e “xixëllues” që për atë kohë u komentua dhe ra në sy të të vegjëlve e të rriturve.
Elvana Gjata mesa duket do ta ketë pëlqyer shumë si fustan (si çdo vajzë e asaj kohe) dhe sot pas 26 vitesh ka vendosur ta rikthejë për një nga mbrëmjet e saj koncertore. Andaj për Halloween Elvana ka vendosur të duket si Gili dhe jo si Marilyn Monroe (përshembull)…