Kryefjala Logo

Çfarë po ndodh midis Keisit dhe Lorencit jashtë BBVIP?

1 Qershor, 2023 | 10:10 am

Keisi u fut në shtëpinë e BBVIP2 si vajza e Sabianit,por ëmbëlsia,qetësi dhe mirësia e saj fitoi zemrat e publikut duke e ndarë disi nga imazhi i babait.
Sigurisht që kulmin e saj në shtëpi e pati mini historia me Kristin dhe më pas Lorenci.

Kujtojmë se Keisi filloi një njohje me Kristin,gjë që detyroi Sabianin të rihynte në shtëpi dhe më vonë hyri Lorenci i cili rrugës tregoi se jashtë kishte pasur një njohje me Keisin.
Kjo e fundit ndërpreu marrëdhëniet me Kristin i cili nuk insistoi aspak për një rikthim.

Lorenci kur la shtëpinë tregoi se jashtë kishte një lidhje dhe Keisi ishte e shkuar duke ruajtur respekt ndaj saj.
Por në çfarë raportesh janë ata sot?
Në emisionin “Live nga Tirana” Keisi tha:
“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq.
Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thonin shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj”

Të ngjashme