Kryefjala Logo

Bora dhe Donaldi bashkë edhe në një film…

30 Tetor, 2022 | 10:48 am

Bora Zemani dhe Donald Veshaj pritet të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë sëbashku. Filmi do të ketë regjisor, Erion Bubullimën dhe burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se ata kanë filluar të kërkojnë të tjerë aktorë, madje disa emra i kanë spikatur edhe brenda Top-Channel (por pa sukses, pasi disa prej vajzave nuk kanë pranuar të jenë pjesë përbërese e një filmi ku protagonistë do të jenë kolegët e tyre).

Megjithatë ky do të jetë filmi i parë me metrazh të gjatë i çiftit pasi herë pas here Donaldi dhe Romeo e kanë përfshirë Borën në skeçet e tyre.

Epo tani po e kuptojmë pse Bora në “Cv-në” e saj në Instagram ka thënë që është aktore, pikërisht për këtë fakt. Suksese Borës dhe Donaldit!

Të ngjashme