Kryefjala Logo

Arjon Muça largohet nga Ora News, për të Shqipëria Live” në TCH?

31 Tetor, 2022 | 2:03 pm

Moderatori Arjon Muça të cilin e kemi parë çdo ditë në Ora News, nuk do t’ju zgjojë më në mëngjes. Moderarori ka hequr dorë nga programi “Dita e Re”  të cilën e bashkëprezantuar me kolegen, Arjola Shehu.

Por burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se moderatori është parë në ambientet e Top-Channel dhe ai ka bërë audicione për programin “Shqipëria Live”. Audicione për këtë program ka bërë edhe moderatori Alban Musa.

Por mesa duket Top-Channel ka vendosur për Arjon Muçën, që do ta shohim së shpejti në Top. Megjithatë jemi në pritje …

Të ngjashme