Kryefjala Logo

Arbana Osmani nuk ia përton komentueses: “Vishesh si me ken tu shku me rujt lopët”

25 Shtator, 2021 | 6:28 pm

Arbana Osmani është një ndër moderatoret e momentin, teksa spektakli më i shumëpritur do të fillojë në fillim të muaji tetor. Prezantuesja e “Big Brother Albania VIP” është ndër figurat publike më aktive në Instagram.

Në një foto të publikuar së fundmi me Alfonso Signorini, një prej komentuesve e ka thumbuar.

arbana osmani 21

“Du me ta ba një ‘vërejtje miqësore’. Thjesht për zog qejfit për një kafe me ‘Chemin’ vishesh, lyhesh e rregullohesh, më del miss… Shkon në një vend kaq madhështor në kontakt me njerëz shumë të njohur, në një vend kaq gjigand… vishesh si me ken tu shku me rujt lopët”, ka shkruar komentuesja.

“Jam veshur që të jem rehat se kam ardhur për punë, jo për qejf” –ka replikuar Arbana.

Të ngjashme