Kryefjala Logo

Alma Bektashi flet për herë të parë për divorcin

15 Prill, 2024 | 2:21 pm

Këngëtarja Alma Bektashi ishte e ftuar në “Muzikë kur dëgjoj” në “E Diell”, ku si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

Ajo është rrëfyer lidhur me ndarjen nga bashkëshorti i saj dhe shprehet se tashmë ndjehet shumë e lumtur. Ajo gjithashtu shtoi se jeta e saj tanimë është në një etapë të re.

“Njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër, është një proces që ndodh, nuk jam as e para dhe as e fundit, jeta vazhdon. Si ndihem tani si beqare? Shumë e lumtur! Për momentin jam pas fëmijëve, ta nxjerr dhe djalin se është 17 vjeç dhe pastaj…. Zakonisht në mëngjes jam ajo mami që zgjoj kalamajtë, vajza shkon në punë, djali në shkollë, pastaj shkoj në fakultet dhe jap mësim, pastaj punët e tjera në shtëpi, si të gjitha gratë”, tha ajo.

Të ngjashme