Kryefjala Logo

Albano tregon situatën me një vajzë:”E njihnin taksistët”

17 Prill, 2024 | 9:10 am

Albano është një nga personazhet më interesantë televizivë dhe tashmë edhe të “Ferma Vip”. Aktori gjendet kudo duke bërë batuta me fermerët apo rrëfime nga jeta personale. Dhe një e tillë ka qenë një nga situatat më të sikletshme për të. Bëhet fjalë për një takim me një vajzë të cilën e njohu në Instagram. Pasi konsumuan diçka për të pirë në Bllok, do largoheshin me taksi.

“Kur më kanë ardhur mendtë, kam dalë me një gocë. Folëm në Instagram, më shkruajti vetë për punën e më dha një mendim gjysëm profesional. Kemi folur nja 3-4 ditë në Instagram, pastaj këmbyem numrat dhe kemi folur nja 5-6 netë. Dolëm dhe thashë s’po marr makinën se kam pirë.

I thashë hajde marrim taksi. Unë jam i famshëm, më njohin të gjithë, po nuk më fliste njeri mua, i flisnin të gjithë kësaj. Edhe kjo u fliste me emra, edhe këta. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Erdhën ata çunat e koktejleve dhe i thashë unë do pish nja dy shotsa, e ata më thanë që kjo e di vetë se çfarë pi. Kjo do të thotë që i ke treguar për personalitetin. Të të njohin të gjithë taksistat është…”, tha Albano.

Të ngjashme