Kryefjala Logo

Alvisa dhe Bashkimi rrefehen per here te pare pas daljes nga Perputhen

30 Dhjetor, 2021 | 10:47 am

Bashkimi dhe Alvisa mbyllën mbrëmjen e së shtunës rrugëtimin e tyre në “Përputhen”. Dyshja dolën çift nga programi, për të vazhduar jashtë historinë e dashurisë. Të ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ata treguan si po i kalojnë këto ditë, zbuluan detaje nga marrëdhënia e tyre si dhe treguan planet për të ardhmen.

Të pyetur sesi ndihen pas kësaj eksperience, dhe a iu mungon “Për’puthen”, ata thanë:

Alvisa: Jemi më të qetë, po shijojmë njëri- tjetrin. Aq ishte si eksperiencë, nuk më mungon të them të drejtën.

Bashkimi: Eksperiencë shumë e mirë. 4 muaj ishin boll, dola bashkë me pulën (Alvisën). Ditët e para shkuam në vendlindjen tonë, unë në Mitrovicë, ajo në Vlorë për të qëndruar me familjarët tanë.

Madje me batutë, Alvisa tregoi se gjyshja e kishte pyetur pse nuk e kishte marrë me vete Bashkimin. Megjithatë, siç treguan, Vitin e Ri do ta kalojnë secili me familjarët e tyre.

Për të gjithë ata që dyshojnë tek marrëdhënia e tyre, çifti ranë dakord të dy se koha do të tregojë gjithçka.

“Duhen ndonjëherë këta dyshuesit. Koha do të vërtetojë sa real jemi ne. Ka komente negative, por janë një përqindje shumë e vogël me adresa ‘fake’. Jam njeri shumë i thjeshtë”.

Ndër të tjera, ata zbuluan pak nga marrëdhënia e tyre, e sa xhelozë janë.

“Kudo që të jetë mua do më ketë nga mbrapa”, tha Alvisa, që s’mund të ishte më e prerë dhe e qartë se kaq.

Të pyetur nga Jonida dhe Elona, për planet e tyre për të ardhmen, dhe se ç’do të bënin po të merrnin oferta larg njëri-tjetrit, ata thanë:

Bashkimi: Nuk kam patur asnjë ofertë deri tani. Dua ta provoj, por jam pak i vështirë. Dua të jetë diçka që ja vlen. Çfarëdo të jetë, mjafton të jetë në televizion.

Alvisa: Unë nuk jam pro lidhjeve në distancë. Nëse do të na jepeshin këto oferta do përpiqeshim të rrinim bashkë.

Po për marrëdhënien e tyre, çfarë kanë menduar? A janë ata gati të zyrtarizojnë marrëdhënien?

Bashkimi: Nuk e di për mua është pak e vështirë të bëj plane. Nëse jemi bashkë do e shohim.

Alvisa: Nuk kam asnjë plan, si të rrjedhë.

Bashkimi: Nuk kam patur asnjë lidhje serioze më para, ndaj nuk bëj plane. Unë nuk e kam problem të bëj fejesë, bashkëjetesë.

Kështu, ata treguan se plane nuk bëjnë, por gjithçka do t’ia lënë kohës. Megjithatë janë një çift shumë simpatik, dhe publiku me siguri do të donte t’i shihte sërish në ekran së bashku.

Të ngjashme