Kryefjala Logo

“Nga aborti i binjakeve tek tentativa per vetvrasje” Arjola Demiri prek me rrefimin e saj

14 Tetor, 2021 | 5:37 pm

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=269&loc=https%3A%2F%2Fnews 31.com%2Fkam tentuar vetevrasjen nga divorci tek aborti i binjakeve arjola demiri rreqeth me rrefimin%2F&referer=https%3A%2F%2Fl.instagramArjola Demiri, ishte një nga personazhet që i çuditi të gjithë me rrëfimin e saj të ndjerë, lidhur me divorcing nga bashkësjorti. Mirëpo, sot, ajo ka treguar të tjera detaje, në një rrëfim rrëqethës.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

‘’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha aktorja, duke shtuar se  njëkohësisht me këtë periudhë të vështrë ishte edhe shtatëzanë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

‘’Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’,- rrëfeu ajo e prekur.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

news31

Të ngjashme