Showbiz
100 problemet e Britney Spears… Ish burri tenton t’i prishë dasmën
10 Qershor, 2022 | 11:14 am

“100 probleme sun em nali” na u kujtua kënga e Ledri Vulës që i shkon për shtat edhe Britney Spears. Një incident ka ndodhur dje në dasmën e këngëtares së famshme. Mediat raportojnë se ish burri i saj, Jason Alexander ka tentuar që të prishë ceremoninë që po mbahej në shtëpinë e saj.
Ai arriti të hynte brenda pasi gënjeu sigurimin se këngëtarja e kishte ftuar dhe e pasqyroi ngjarjen edhe në rrjetet sociale. “Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë, unë jam këtu për të prishur dasmën”, ka thënë ai dhe më pas është ndaluar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.
Ndërsa ylli i muzikës pop, Britney Spears u martua me të fejuarin e saj, Sam Asghari në shtëpinë e saj.