Kryefjala Logo

TIBO shpërblen abonentët me makinë, bileta të “Serie-A” e plot çmime të tjera

1 Dhjetor, 2021 | 1:23 pm

Platforma e parë shqiptare e televizionit përmes internetit ka nisur “Mega Shorteun” me 40 çmime shpërblyese për abonentët e saj.

Nga 7 nëntori TIBO ka vënë në diskutim një makinë, paketa pushimesh turistike, bileta për të ndjekur në stadium ndeshje të “Serie-A”, abonime 5-vjeçare TIBO, pajisje “Smart” dhe plot çmime të tjera. Në total do jenë 40 çmime shpërblyese.

Kompania po përfshin në shorteun promocional cilindo që bën abonim apo ri-abonim të ri duke i shkuar për shtat motos “Me TIBO fiton gjithmonë!”. Pjesë e shorteut bëhen edhe abonentët që blejnë TIBO online nga të gjitha shtetet ku ndodhen në botë.
Ata që bëjnë abonime 12-mujore përfshihen në garën për çmimin e madh teksa shorteu pritet të zgjasë deri më 24 dhjetor.
TIBO ka parashikuar t’i shpallë fituesit me një event madhështor, që do të organizojë më 26 dhjetor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Eventi “TIBO 360°” do të ketë aktivitete dhe argëtime gjatë gjithë ditës dhe koncertin festiv në mbrëmje me emrat më të dashur për publikun shqiptar.
“Mega Shorteu” promocional TIBO zhvillohet me miratim të Ministrisë së Financave ndërsa hedhja e shortit, më 26 dhjetor do të kryhet në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

16772890 755E 4AA0 AE86 D354592CC7B6 5A8B4CE5 9952 4A15 A1F6 FC42A0D558C2

Të ngjashme