Lifestyle
SMS-të po ju shpërqëndrojnë.Mësoni kur duhet përdorur telefoni
30 Shtator, 2021 | 6:41 pm
Mundoheni që në të njëjtën kohë të bëni disa gjëra? Ndërkohë që flisni në telefon shkruani edhe një mesazh në telefonin tuaj celular?
Dëshira për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë nuk ju lejon të përqëndroheni. Stdiuesit thonë se ju humbisni kohën dhe përqëndrimin edhe kur shkruani mesazhe.
Sipas tyre këshillohet që t’i kushtohet vëmëndje kryesore projekteve që kanë më shumë prioritet. Mesazhet përdorini për punët që nuk i keni urgjente në mënyrë që të mos prishni rendin e ditës.
Uleni dhe dozën e mesazheve ne rrjetet sociale,nuk mund të flasësh me të gjithë aty sepse harron që ke njerëz afër teje që nuk po flasin dot me ty.