Kryefjala Logo

Si gjithe te tjeret. Foto e pa shfaqur me pare e çiftit Meta-Kryemadhi

17 Janar, 2021 | 11:13 pm

57A1F099 2953 44A4 942F D4033AD790F0Kane qene gjithmone me dyer te hapura per jeten e tyre dhe kjo i ka bere si gjithe te tjeret. Monika kryemadhi dhe Ilir Meta te njohur, dashuruar dhe te lidhur gjate karrieres politike nisur ne Partine Socialiste dhe me pas ne Levizjen Socialiste per Integrim, sot shfaqen para shqiptareve me nje foto te pa botuar me pare. Jane kohet kur ende nuk kishte ardhe ne jete Bora femija e tyre i pare, qe me pas u be moter me Besin dhe Eren. Kjo foto eshte e 26 viteve me pare.
Zakonisht figurat publike te artit, televizionit apo politikes, i perceptojme sikur ne jeten private sot apo ne te shkuaren nuk jane si te gjithe, por ne rastin e Ilirit dhe Monikes bindemi se kemi te bejme me nje çift dhe familje tradicionale shqiptare. Kryeneçesia dibrane dhe kokefortesia shkrihen si gjalp (per ti qendruar atmosferes familjare) kur ne mes eshte dashuria dhe fokusi tek gjerat e mira.

Të ngjashme