Kryefjala Logo

Parashikimi i fundjavës erdhi nga astrologu Paolo Fox

12 Gusht, 2022 | 1:30 pm

Dashi-Kjo ditë nis shkëlqyeshëm me një energji të mirë për t’u hedhur në dashuri dhe në punë
Kujdes vetëm për një ndryshim të vogël humori pasdite.

Demi-E bukur kjo ditë edhe nëse humori do të pësojë pak rënie.
Në dashuri nuk ka lajme të mëdha dhe në punë e njëjta gjë, prandaj shijoni rutinën tuaj ashtu siç është.

Binjakët-Kjo ditë sjell takime të reja ndaj beqarët e duhet të organizojnë disa dalje në grup. Projekte të reja interesante do të mbërrijnë në punë,por në shtator.

Gaforrja -Shijoheni këtë të premte së bashku me ata që ju duan.
Puna mund të presë, mos u fokusoni vetëm në këtë.

Luani-Dashuria po kalon një vështirësi të vogël, por ju duhet të jeni të duruar.
Në punë kujdes nga thashethemet sepse dikush po flet keq për ju pas shpine.

Virgjëresha-Jeni gati për të mirëpritur dikë në jetën tuaj ndaj mos qëndroni në shtëpi. Në punë është koha për një pushim dhe nga fundi i muajit do të keni disa mundësi të reja .

Peshorja-Keni nevojë për dikë që t’ju japë një shtysë.
Mundohuni të ndryshoni rutinën tuaj dhe do të keni kënaqësi të madhe në punë.

Akrepi-Dikush që dukej thjesht një mik mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Mund të ketë probleme në punë por asgjë serioze.

Shigjetari-Keni një dëshirë të madhe për t’u argëtuar por në të njëjtën kohë keni dikë pranë jush.
Zgjedhja është e juaja.
Në punë do arrini të bëni shumë.

Bricjapi-Po vjen një ndryshim në jetën tuaj nga të gjitha këndvështrimet.
Mos vononi shumë sepse herët a vonë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje.

Ujori-Në dashuri ka qetësi , por duhet të keni durim.
Në punë pas pushimeve do jeni sërish shumë produktivë.

Peshqit-Kushtojini edhe pak kohë dashurisë që po e lini pas dore për punë. Nga ana profesionale, një kthesë e madhe do të vijë në fund të verës.

Të ngjashme