Kryefjala Logo

Paolo Fox përkthen gjuhën e Horoskopit në pak rreshta

2 Korrik, 2022 | 3:03 pm

Dashi-Lajme të mira përsa i përket dashurisë, por më mirë bëhu i qartë menjëherë për atë që dëshiron. Në punë ndryshimet e mëdha do të ndodhin në vjeshtë, tani për tani na mbetet vetëm të ecim përpara.

Demi-Tregohuni të kujdesshëm sot sepse hëna është kundër jush dhe ka rrezik të debatoni shumë në dashuri. Mundësi të mira vijnë në punë, thjesht duhet të mësoni se si t’i menaxhoni më mirë paratë.

Binjakët-Në dashuri duhet të bëni lëvizjen e parë, mos prisni të tjerët. Në punë prisni lajme të mira që do ju ndryshojnë ditën.

Gaforrja-Dashuria është paksa në krizë sot, ndaj më mirë të mos nxitni diskutime me partnerin tuaj. Në punë përpiquni të jeni të qetë dhe mos u bllokoni nga ankthet e zakonshme.

Luani-I bukur ky qiell për ndjenjat. Ka shumë gjëra që do të mund të bëni së bashku me gjysmën tjetër sot. Lajme të mira vijnë në punë, sidomos për të vetëpunësuarit.

Virgjëresha-Në dashuri duhet pasur kujdes, sidomos nëse keni të bëni me një Shigjetar. Në punë ka shumë përkushtim por kënaqësia nuk do të mungojë.

Peshorja-Në dashuri duhet të ruani nervat tuaja. Mirë duket për studentët në punë ose për këdo që duhet të përballet me një provë.

Akrepi-Të gjitha marrëdhëniet e reja do të kenë një mënyrë për t’u bërë diçka serioze. Në punë jeni plot energji dhe përpiquni të vazhdoni të besoni në veten tuaj.

Shigjetari-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri, sepse nëse nuk jeni shumë të bindur për partnerin tuaj, rrezikoni të hidhni sytë nga ndonjë pre e re. Në punë, gjithçka po shkon mirë.

Bricjapi-Kjo është koha për t’u argëtuar edhe sepse yjet nuk po flasin për dashuri të qëndrueshme tani për tani. Në punë ka ende disa probleme për t’u zgjidhur.

Ujori-Në dashuri mund të ketë probleme që duhen zgjidhur sa më shpejt. Në punë dëshironi ta ktheni jetën përmbys por duhet pak durim.

Peshqit-Sot mund të jeni të mërzitur për disa fjalë të tepërta nga partneri juaj. Ka pak trazim në punë për diçka që nuk shkon ashtu siç keni planifikuar.

Të ngjashme