Lifestyle
Ndryshimet në mënyrën e jetesës që ndikojnë në shëndetin tuaj
28 Nëntor, 2021 | 2:07 pm
Mënyra e jetesës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë. Nëse ndjekim një sërë rregullash për një jetesë të shëndetshme, problemet tona do të ishin të pakta.
1-Qëndroni të hidratuar. Duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
2.Ushqehuni me kujdes. Shmangni ushqimet pa vlera, të skuqura dhe të paketuara.
3.Stërvituni. Duhet të ushtroheni të paktën 45 minuta për 3 ditë në javë.
4.I kushtoni vëmendjen e duhur gjumit. Përpara se të shtriheni për gjumë largoni të gjitha mendimet negative dhe kujdesuni të flini mjaftueshëm.
5.Mësoni të menaxhoni stresin. Nëse ndiheni të stresuar merruni me një aktivitet që u bën të lumtur dhe u relakson.
6.I thoni ‘PO’ mëngjesit. Asnjëherë mos shkoni në punë ose në shkollë pa konsumuar vaktin më të rëndësishëm të ditës.
7.Vizitohuni rregullisht tek mjeku. Analizat e përgjithshme duhet t’i bëni çdo 3-4 muaj. Nëse ndjeni një simptomë apo çrregullim duhet të shkoni menjëherë tek doktori.
8.Kujdesuni për higjienën. Lani duart përpara se të ushqeheni dhe pasi të shkoni në tualet. Kujdesuni në veçanti për higjienën e trupit dhe rrobave.
9.Thuani ‘JO’. Mos postoni ose kontrolloni rrjetet sociale pas orës 10 të darkës.
10.Mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë. Bëni një shëtitje të shkurtër ose qëndroni disa minuta në këmbë pas dy orësh që keni qëndruar ulur.