Lifestyle
Mendoni për shëndetin. Luftoni këtë armik të fshehtë.
17 Tetor, 2021 | 12:40 pm
I domosdoshëm për funksionimin e trupit. Kolesteroli është yndyrë që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, ndërsa i siguron në të njëjtën kohë mbrojtjen nga agjentët e jashtëm veprues.
Për të arritur tek organet e ndryshme kolesteroli përdor transportues që e lejojnë të qarkullojë në gjak. HDL (Low Density Lipoproteins), ose “Kolesteroli i mirë” arrin edhe në mëlçi, ku përpunohet dhe bëhet eliminimi i tepërt i tij. LDL-të transportojnë kolesterolin nga mëlçia në drejtim të të gjitha qelizave. Kur LDL-të funksionojnë keq, ose janë mangut, niveli i kolesterolit në gjak rritet. Në këtë pikë kolesteroli akumulohet për të formuar pllaka që gradualisht bllokojnë arteriet. Kjo është arsyeja pse LDL njihet ndryshe edhe si “Kolesteroli i keq”.
Pse rritet kolesteroli?
Në vend të parë qendron mënyra e keqe e të ushqyerit, ndër shkaqet e rritjes së kolesterolit. Ushqimet me yndyrna të ngopura në veçanti, por edhe stresi, trashëgimia gjenetike, sëmundjet e caktuara (sëmundje të veshkave, sëmundja e tiroideve), marrja e disa barnave që nxisin rritjen e kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, ndikon edhe pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha, mënyra sedentare e jetesës; janë të gjithë faktorët që bëjnë aleancë me kolesterolin e tepërt, duke rritur rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare.
Teprica e kolesterolit është e lidhur me peshën?
Kolesteroli dhe pesha mund të kenë lidhje mes tyre. Për peshën e tepërt që është depozituar kryesisht në pjesët e sipërme të trupit (qafa, supet, barku) vijnë nga pas anomali të shumta: hipertensioni, diabet i tipit 2, ngritur triglicerideve dhe hiperkolesteroli. Një rënie në peshë, edhe modeste, përmirëson shëndetin e njerëzve që kanë një indeks të masës trupore (BMI) më tepër se normalja.
Ushqimet me yndyrë duhen ndaluar rreptësisht?
Për të zvogëluar kolesterolin, nuk është më një sekret, ju duhet të filloni të ndryshoni zakonin e të ushqyerit. Jo të gjitha ushqimet yndyrore duhen hequr. Kur hani, duhet t’i jepni prioritet yndyrnave të pangopura në krahasim me të ngopurat.
Çfarë nënkuptohet me yndyrna “të mira”?
Ne duhet së pari të sqarojmë faktin se nuk ka në të vërtetë “yndyrna të mira” ose “të këqija”, janë sasitë e tyre, të tepërta apo të pamjaftueshme, të cilat mund të çojnë në pasoja të rrezikshme për organizmin. Acidet yndyrore të pangopura, të quajtur kështu “yndyrna të mirë”, janë gjetur kryesisht në vajra, në vaj dhe në peshk. Dëgjojmë shpesh të flitet për Omega 3. Këto acide yndyrore të pangopura kontribuojnë në funksionimin efikas të sistemit kardiovaskular. Gjenden veçanërisht tek ushqimet (nuk prodhohen nga trupi) gjenden në veçanti tek peshqit e mëdhenj tek vaji i kanola, tek arrat dhe soja.
Të tjera acide yndyrore të pangopura janë (Omega 6, Omega 9) të dobishme: Omega gjendet veçanërisht në vajin e lulediellit, të misrit ose sojës. Për një ushqim të mirë dhe të ekuilibruar, studiuesit rekomandojë konsumimin e këtyre acideve yndyrore të pangopura, Omega 6 dhe Omega 3 në dietën tonë, por në sasi të ekuilibruara (shembull: raporti mes omega 6 / omega-3 afërsisht 5).
Cilat janë avantazhet e konsumimit të frutave dhe perimeve në një dietë anti-kolesterol?
Të varfra në yndyrna dhe kalori, frutat dhe perimet na mbushin me mikroushqyes, vitamina, minerale, oligominerale, fibra, thelbësore për organizmin. Ato përmbajnë në veçanti antioksidantë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe evitojnë formimin e pllakave në arterie. Të varfra në yndyrna të ngopura, frutat dhe perimet mbrojnë shëndetin kardiovaskular.