Kryefjala Logo

Më mirë të dashurojmë apo të na dashurojnë më shumë ?

14 Tetor, 2021 | 12:21 pm

A ekzistojnë mënyra për të mos u dashuruar gjatë një marrëdhënie? Po truke sikur në çift mbizotëron dashuria e vërtetë? Rezultatet e disa studimeve japin shumë indikacione në këto drejtime. Ndaj, nëse i besoni shkencës, vazhdoni leximin e artikullit më poshtë:

•SI TË MOS DASHUROHENI

Nëse puthja e parë, ose më keq akoma, biseda mes jush ka ecur shumë mirë, duhet të ndaleni sa më parë të jetë e mundur për të shmangur ndërlikimet emocionale. Mos dilni më për dy herë të tjera me atë person dhe sigurisht, kurrë tre herë takim me të në harkun e një muaji.

-Reduktoni deri në minimum përkëdheljet para dhe pas raportit seksual në mënyrë që të reduktoni prodhimin e oksitocinës, hormonit i cili e forcon edhe më shumë një lidhje në çift. Lejoni që të kalojë kohë nga takimi në takim.

-Mos e shihni personin tjetër drejt e në sy: hunda është një zëvendësuese e mirë. Gjithashtu, shmangni ndarjen e informacioneve personale: lidhja fillon me empatinë.

-Frekuentohuni në shoqëri dhe izolohuni vetëm për kohën e “nevojshme”, mos bëni miqësi në rrjetet sociale.

-Nëse personi tjetër do që ta thellojë njohjen duke përmendur fëmijët dhe martesën, atëherë ju jeni me fat, sepse mund të shkëputeni direkt, sigurisht, nëse nuk keni qëllim që të bini në dashuri, të martoheni e të bëheni me trashëgimtar.

Të ngjashme