Lifestyle
Ju po mashtroheni dhe këto janë 7 shenja të sigurta
26 Shtator, 2021 | 6:01 pm
Kur ndjenjat janë zhdukur, jo të gjithë janë mjaft të guximshëm për t’i dhënë fund kësaj dhe kështu, mund të fillojnë të gënjejnë.
Ja disa shenja:
1. Ata shqetësohen nëse u prekni telefonin
Jo të gjithë mund ta durojnë kur njerëzit prekin gjërat e tyre personale. Për ta, nuk është shumë e këndshme. Megjithatë, nëse aksidentalisht merrni telefonin e partnerit dhe reagimi i tyre është i fortë dhe negativ, dhe jeni absolutisht të sigurt se nuk kanë neurozë, ndoshta kanë diçka për të fshehur prej jush?
2.Janë xhelozë pa asnjë arsye.
Në vitet e para të një marrëdhënieje, është edhe e këndshme madje, sepse do të thotë që jeni me siguri të dashuruar. Megjithatë, nëse vite më vonë partneri juaj fillon të bëhet xheloz kot së koti, ndoshta i kanë vetë “duar të papastra”.
3.Irritohen nga vëmendja dhe kujdesi i tepërt.
Shpesh na mungon shfaqja e dashurisë dhe vëmendjes nga të dashurit tanë, dhe njerëzit zakonisht e shijojnë shfaqjen e tyre. Po nëse e mbushni me vëmendje dhe dashuri partnerin tuaj dhe ata ndihen të acaruar apo të pakënaqur, është mirë të ndaleni dhe të kërkoni arsyen.
4.Intimiteti ka ikur prej kohësh.
Një mungesë e plotë e intimitetit është një shenjë shqetësuese. Për të ruajtur marrëdhënien tuaj, bisedoni me partnerin. Përpiquni të gjeni se çfarë kanë në zemrën e tyre dhe pse janë ftohur.
5. Nuk diskutoni plane për një të ardhme të përbashkët.
Nëse me kalimin e kohës njëri prej jush nuk është më i interesuar për të ardhmen e përbashkët, përpiquni të gjeni arsyen.
6.Japin shumë dhurata pa asnjë arsye.
Por, po sikur të merrni shumë dhurata dhe partneri jua jep ato më shpesh se zakonisht? Së pari, do të jeni të kënaqura për këtë fakt. Por më vonë, do të lindin dyshime dhe pyetje logjike: përse sillen kështu? A kanë bërë diçka që të ndihen të turpëruar?
7.Kanë ndryshime të forta të humorit.
Mund të ketë shumë situata të vështira në jetën tonë. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj stresit dhe tensionit. Kjo është arsyeja pse askush nuk është imun nga ndryshimet e humorit. Megjithatë, nëse ka shumë të tilla jeni të sigurt se nuk ka të bëjë me probleme në punë, ndoshta është më mirë të keni një bisedë të hapur, për të kuptuar se çfarë po ndodh.