Lifestyle
Gjërat që në trupin tuaj duken të çuditshme, por janë krejtësisht normale
22 Nëntor, 2021 | 11:45 am
1-Madhësia jo e njëjtë e gjinjve
Rritja e gjoksit është një proces që të gjitha femrat e kanë kaluar, por shumë ende nuk e kanë kuptuar që është krejtësisht normale që gjinjtë të mos kenë madhësi të njëjtë. Ato nuk rriten në mënyrë të sinkronizuar.
2-Vaginë ‘e çuditshme’
Ju ka ndodhur të shikoni vaginën tuaj dhe t’iu duket sikur buzët e saj nuk janë në madhësi të njëjtë. Mos u shqetësoni! Njëlloj siç ndryshojnë buzët nga një njëri te tjetri kjo ndodh edhe me vaginën dhe është totalisht normale.
3-Ëndrrat seksuale
Patjetër që të paktën njëherë keni parë një ëndërr të tillë, por mos ndjeni turp nuk ka asgjë të keqe. Janë thjesht ëndrra, sado të çuditshme të jenë.