Lifestyle
Gënjeshtrat tipike të një ‘Don Zhuani’
27 Tetor, 2021 | 12:38 pm
1-Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.
Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë.
2-Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt
Domethënia: sigurisht që nuk dua t‘ua tregoj filmimin të gjithëve, vetëm miqve të mi më të mirë. Mes të tjerash, të xhirosh një film hard me një djalë dhe ta lësh që të jetë ai që ta ruajë, është garancia më e mirë se do të kthehet në mënyrë shantazhi. Mund të jetë një mënyrë e mirë për t‘ua treguar jo vetëm ju, por pas ndarjes, familjes apo të dashurit tuaj të ri.
3-Nuk jam i martuar
Do të thotë nuk kam një lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe gënjeshtra shkojnë përkrah. Një numër i madh meshkujsh edhe pse të martuar dhe me familje, sillen si beqarë sapo ju jepet rasti i parë. E vështirë është të gënjesh kur në shtëpi ke një grua të padurueshme.
4-Nuk është faji yt, është i mi
Domethënë është faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi më i keq i një djali është marrja e përgjegjësive të ndarjes dhe lotët e vajzës në këtë moment. Mund t‘i thotë gjithçka për të mos e parë duke qarë.
5-Do të të telefonoj unë
Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t‘i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë.
6-Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë
Kjo do të thotë po kam qenë i lidhur, por nuk mund ta them se ti do bëheshe si histerike. Është rasti klasik kur ajo që pyet nuk mund të dëgjojë një përgjigje të sinqertë, por një përgjigje ngushëlluese.