Lifestyle
Erdhi në jetë nga dy prindër shurdhmemecë, vajza: Nuk i pranoja, jam rritur tek gjyshja
31 Janar, 2021 | 6:44 pm
E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ka qenë Ardita e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme. Ajo ka treguar se ka lindur nga dy prindër shurdhmemecë dhe jetën e vështirë që ka kaluar.
Ardita: Historia ime ka filluar kur ka filluar historia e prindërve të mi. Të dy ata janë shurdhmemec, nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. Kur kanë qenë në një moshë të vogël ata kanë kaluar një temperaturë. Babi ka qenë vetëm 6 muajsh, kurse mami ka qenë 8 vjeç. Ata rriten, babi bën një shkollë në Tiranë tek Gjuha e Shenjave. Rriten, arrijnë një moshë madhore dhe menduan që t’i martonin e të lindnin fëmijë që të linin gjurmë. Bëhet një shkesë, i fejojnë, i martojnë. Në fillim ka qenë çdo gjë mirë, jetonin me gjyshërit, por më mbrapa mami kërkonte që të jetonin të dy vetë burrë dhe grua. Gjyshi nuk ua prish, i vendos në një shtëpi në fshat dhe aty jetonin. Jo më shumë se disa muaj, mami ngel shtatzënë dhe lind një fëmijë, vajzë. Kur vajza bën 6 muaj, mami aksidentalisht gjatë natës i zë frymën duke i dhënë të pijë, në thonjëza e mbyt sepse ajo nuk dëgjonte.
Ardit Gjebrea: Ky ishte problemi se nuk dëgjonte të qarat e vajzës. Kaloi një vit, në vitin 1992 mami ngelet sërish shtatzënë dhe këtë vit lind unë. Një hidhërim i tillë nuk humbet kurrë por u ndriçuan pak edhe gjyshërit edhe prindërit e mi për këtë gjë. Lind unë, por lindi dhe dilema sepse gjyshërit ishin të trembur, vendosën që mua të më marrin që tre ditëshe.
Ardit Gjebrea: Gjyshja me gjyshin?
Ardita: Po nga ana e babit. Shtëpia e tyre ishte pak në periferi të fshatit, kurse mami e babai jetonin në fshat. Më rritin, di që kam pirë shumë pak qumësht ato ditët e para, vinte mami ditë për ditë dhe ikte. Fjalët e para që i them gjyshit dhe gjyshes janë mami dhe babi. Kur isha 4 vjeç gjyshi më thoshte është mami Moza dhe babi por unë asnjëherë nuk i pranoja. Më kujtohet që mami Mozën e largoja gjithmonë, i thosha ikë, nuk të dua. Ajo më thoshte që je e imja me shenja, unë i thoja jo nuk jam e jotja. Kur u rrita pak më shumë, e kuptoja që ata ishin prindërit e mi por prap mbaja qëndrimin tim, i hidhesha në krahë gjyshit dhe gjyshes, i thosha mami babi. Bile kur më pyesnin, unë thosha jam e Fadilit, për gjyshin.