Lifestyle
E bujshme:Gruaja lë të fejuarin për..qenin!
10 Shtator, 2021 | 5:27 pm
Një grua ka dalë kundër martesës me të fejuarin, pasi ai i tha se qeni i saj do të ishte një problem.
Karishma Walia e cila jeton në Gurgaon të Indisë kishte vendosur të martohej në Delhi me të fejuarin e saj, por në momentin kur ai i tha se duhej të hiqte dorë nga qeni i saj i dashur, ajo vendosi ta linte.
Çifti kishte kohë që po e planifikonte këtë martesë dhe prindërit e tyre po e prisnin me padurim gjithashtu.
Por vendimi i Karishmas ishte i formës së prerë.
I fejuari i saj e kishte sqaruar se qeni ishtë një çështje serioze dhe se edhe nëna e tij nuk ishte dakord me një gjë të tillë.
Por mesa duket për gruan nuk ka qënë aspak e vështirë të heqë dorë nga partneri për mikun më të mirë të njeriut,qenin.
Ju do të vepronit njësoj?