Drama e 39-vjeçares: Mjekët gjatë lindjes shpëtuan jetën e nënës sime por më copëtuan dhe gjymtuan mua

2 vite më parë

E ftuar tek emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Luiza Gaxhi, 39 vjeç e cila jeton në një fshat të largët të Tepelenës.

Luiza ka lindur me një dëmtim në krah, kjo pasi kur e ëma ishte duke e sjellë në jetë Luizën pati një rritje shumë të lartë tensioni, dhe mjekët për të mos e rrezikuar jetën e nënës, e tërhoqën Luizën me ganxha dhe gjatë këtij procesi i dëmtuan krahun tek pjesa e supit.

Familja e Luizës ka qenë një familje e madhe, kanë qenë katër motra dhe dy vëllezër, por tashmë janë shpërndarë duke ndërtuar jetën e tyre, babai i ka ndërruar jetë para 9 vitesh sepse vuante nga një sëmundje e keqe që i mori jetën dhe tashmë Luiza jeton vetëm me nënën e saj.

Luiza Gaxhi: Kam lindur me këtë paaftësi, kam jetuar këto 39 vjet, nuk ndihem mirë siç mund të ndihen të gjithë.

Mirela Milori: Cila është paaftësia jote?

Luiza Gaxhi: Është tek kyçi dhe tek supi. Gjatë lindjes mamaja ime ka qenë me tension të lartë dhe kanë dashur t’i japin jetë mamasë dhe mua më kanë tërhequr, më kanë bërë copa copa dhe dora ngeli me defekt.

Mirela Milori: Pra në përpjekje për të shpëtuar jetën e nënës tënde, u bë një lindje jo në favorin tënd ngeli ky gjymtim si pasojë e lindjes.

Luiza Gaxhi: Kur isha në moshën 12-13 vjeç unë fillova të kuptoja më shumë, e shikoja veten jo të aftë si të gjitha shoqet e mia. Kam mbaruar vetëm 8-vjeçaren, gjimnazi ishte larg dhe unë vetëm sëmuresha, kam gjithmonë me të ftohtë, nuk kisha mundësi.

Mirela Milori: Si u ndjeve për këtë?

Luiza Gaxhi: Keq, doja ta vazhdoja shkollën sepse vërtet kam një mangësi tek dora, por unë po të kisha shkollën, mund të punoja diku.

Të ngjashme