Lifestyle
Çfarë do veshësh sot? E kuptuam çfarë tipi je.
5 Tetor, 2021 | 11:31 am
1-Rroba me ngjyrë të zezë ose gri
Nëse vishni gjithmonë rroba në ngjyrë të zezë, gri apo blu, do të thotë se jeni një njeri i pastër. Jeni shumë të mprehtë dhe cilësoheni si të sofistikuar, të sjellshëm dhe të organizuar.
2-Rroba të ngushta
Nëse vishni rroba të ngushta, do të thotë se jeni konservator, keni mendje të ngushtë dhe qëndroni brenda normave të vendosura nga shoqëria.
3-Rroba të gjera
Nëse nuk preferoni të vishni rroba të ngushta, do të thotë se jeni njerëz me mendje të hapur. Rrobat e gjera tregojnë se jeni më pak konservator dhe keni mendime liberale.
4-Vishni marka
Nëse pëlqeni të visheni nga koka tek këmbët me veshje nga marka të njohura, do të thotë se ju i kushtoni shumë rëndësi imazhit tuaj. Ju dëshironi që njerëzit t’ju shikojnë si një njeri me personalitet të lartë, për shkak të statusit tuaj financiar.
5-Rroba me printe abstrakte
Nëse veshjet tuaja janë me printe numrash, forma gjeometrike ose tribale do të thotë se jeni një njeri i guximshëm. Ju pëlqen të shprehni individualitetin tuaj dhe jeni shumë kreativë dhe ekspresiv.
6-Rrobat me ngjyra të ndritshme
Nëse preferoni të vishni ngjyra të ndritshme si të verdhë, të kuqe apo portokalli do të thotë se jeni një njeri që gjithmonë dëshironi të ndiqni trendet e fundit. Jeni magjepsës dhe shumë miqësor. Këto ngjyra shprehin pozitivitet dhe rehati.