Libri i historise se klases se katert shkruan per vilat lluksoze 500 mije euro,Himni i shkruar gabim dhe simbole te transformuara

1 vit më parë

Ishte Newsbomb.al qe publikoi diten e djeshme pjese nga libri i historise se klases se katert qe po mesojne gjithe femijet Shqiptare neper shkolla.

Ne liber tregohet modeli i fshatit Shqiptar ku si foto ilustruese eshte zgjedhur nje nga lagjet me te pasura te vendit “Rolling Hills”

Ajo qe u kritikua me te drejte eshte fakti se autoret Roland Gjini dhe Liljana Melani nuk zgjodhen te vendosnin nje fshat tipik Shqiptar pa infrastrukture dhe lluks te tepruar qe e gezojne vetem vipat dhe politikanet tane.

Gabime te tjera te pikasura jane edhe simbolet kombetare,duket se flamuri eshte i transformuar ne dy kreret pa gjuhen te dale jashte dhe gjithashtu himni eshte i shkruar gabim si me poshte:

“Se Zoti vetë e tha me gojë,

Që kombet shuhen përmbi dhe.”

Reshta të cilat në Historinë e klasës së 4 janë cituar:

“Se Zoti vet’ e tha me gojë,

Që kombe shuhen përmbi dhe.”

Kjo pune u be tamam “Mira dhe Sokoli kane lule”

Të ngjashme