Lajme
Ja si është gjëndja e fëmijve të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, a do të vaksinohet kjo grup-moshë?
9 Shtator, 2021 | 1:08 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2021/09/helping-kids-make-friends-again.jpg)
Sipas shefes së pediatrisë në Tiranë, Gjeoirigjina Kuli, fëmijët e prekur me virusin sars-cov2 shfaqen në gjëndje të stabilizuar. Fëmijët deri më tani nuk kanë rezultuar në komplikacione dhe nuk kanë nevojë për oksigjen .Simptomat më të zakonshmë janë temperatura e lartë me 40 gradë, dijarre dhe të vjella. Megjithatë ka persona nga kjo grupmoshë që u janë prekur mushkëritë dhe kanë përdorur antibiotikë.
Evidentohet sipas mjekes se format më të rënda kanë qenë tek fëmijet e shëndetshëm gjatë infektimit me variantin Delta. 4% e fëmijëve të infektuar I përkasin grupmoshës 0-15 vjec janë infektuar duke përfunduar në spital vetëm 200 të shtruar.
Po shqyrtohet mundësia e vaksinimit të grupmoshave të fëmijëve si një masë mbrojtëse dhe pritet më pas të aprovohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.