Kryefjala Logo

Mbante gruan dhe fëmijët nën vëzhgim nga kamerat:Gjykata jep vendimin

9 Shkurt, 2024 | 9:01 am

Gjykata e Tiranës, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për 34-vjeçarin Asqeri Mandrin.
Ai u arrestua dy ditë më parë për dhunë në familje, gjithashtu mbante nën monitorimin e kamerave bashkëshorten dhe fëmijët.
Mandri në fjalën që mbajti para gjykatës, ka mohuar kategorikisht që të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherr nisi pasi gruaja më thoshte që do ikte të punonte natën si roje”, tha ai në gjykatë.

Kujtojmë se bashkëshortja e 34-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, ajo ka mohuar deklaratën që ka dhënë para hetuesve në një komunikim me gazetarët.

Ndër të tjera ka thënë se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë e dhunuar nga Mandri, më pas ka qenë ajo që ka denoncuar 34-vjeçarin në Polici.

Të ngjashme