Kryefjala Logo

Tha se nuk i kthen mesazhet,Fifi për Florin:”E kam lënë të qetë”

23 Qershor, 2024 | 12:30 pm

Fifi, teksa ishte e ftuar në Top Arena ka zbuluar se si po shkon miqësia e saj me Flori Mumajesin, pas deklaratës së pa ditëve më parë, ku tha se nuk komunikon prej një vitit me të. Fifi tha se e ka lënë të qetë dhese pret që ai t’i shkruajë vetë.

“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.

Të ngjashme