Kryefjala Logo

Shihemi në Gjyq, 40 vjecari nuk përmbahet: “Do digjem me benzinë, kur do gjej vajzë të martohem”

20 Shtator, 2021 | 11:04 am

“Shihemi në Gjyq” është një program që prodhon reagime të ndryshme nga njerëz të zakonshëm. Ndonjëherë shkaktojnë të qeshura me lot dhe herë të tjera lot trishtimi. Rasti i djeshëm ti shkakton të dyja llojet e lotëve.

Gëzimi 40 vjecar, i cili akuzonte motrën se I kishte marrë të gjitha lekët e babait pëpara se të ndërronte jetë . Ai faturonte të gjithë fajin tek lekët për faktin që ende nuk ishte martuar pasi askusht nuk pranonte të martohej me të pa pasuri.

“Kam Lekët e funeralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me Lekët e funeralit, të  më marrë Lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të grabis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në burg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha Lekët. BE ka dhënë 18 mijë Euro për viktimat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.” është shperhur i indinjuar Gëzimi.

Të ngjashme