Televizion
Asnjë nga vajzat nuk e kishte bërë më parë në Përputhen, Antonela surprizon Mevlanin
29 Janar, 2021 | 8:54 pm
Në takimin e parë, Antonela ka surprizuar Mevlanin me dy dhurata. E para ishte një mikrofon, pas të cilit Mevlani i këndoi dy rreshta.
Ndërsa i dyti ishte një fotografi e Mevlanit me nënën e tij, e cila i dhuroi emocione që nuk i kishte përjetuar më parë në Për’puthen.
Mevlan: Po më dridhen duart. Se di nga ca e kam. S’po më besohet se bëj veç vetë dhurata. Okej se prisja këtë.
Antonela: Do doja të më këndoje dy rreshta.
Mevlan: Prit të të jap një puthje.
Antonela: Puthja në ballë është respekt.
Mevlan: Pse kjo dhuratë? Është provokim?
Antonela: Jo. Thjesht e di që të pëlqen kënga.
Mevlan: Ti ke ardhur nga Italia të përputhesh apo të tallesh?
Antonela: Jo pse të tallem.
Momenti kur i jep dhuratën e dytë.
Mevlan: Është shumë e bukur. Nuk dua ta shoh shumë se qaj, por dua të të jap një përqafim se është emocion i fortë. Më ke lënë pa fjalë. Dua të të shoh ty këtu në një anë me mua dhe një anë mamin.
Antonela: Mund të qash. Burrat e fortë qajnë.
Mevlan: E di, por nuk dua një takim me ty duke qarë.