Kryefjala Logo

Seria e radhës nga telenovela Sara dhe Ledri, bashkë apo të ndarë

24 Qershor, 2024 | 8:38 pm

Në pak kohë është folur për ndarje dhe bashkim të Sara Hoxhës me Ledrin, por këtë herë nuk ka më aludime!

Ledri dhe Sara, bashkë me Poem, kanë qenë së fundmi në Zvicër bashkë. Reperi ka qenë në ‘Alba Festival’, ku ka performuar në skenë, teksa Sara dhe Poem e kanë mbështetur si spektatore. Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, ata janë ndodhur të tre atje.

Sara ka qenë çdo vit e pranishme me Ledrin në këtë festival.
C10BF739 8EBD 414F A9F8 6A11F663C767
DA3C7A71 3FD4 4332 8BAB F7DDF2ED8C4F

Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.

“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm.  Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.

E ftuar në “Cherry on Top”, kur u pyet nëse beson se rikthimet Sara pati këtë bashkëbisedim me Bora Zemanin:

Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.

Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.

Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.

Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur nëse beson te rikthimet. “Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja diplomatike e tij, referuar këngës “100 probleme” që e riktheu në muzikë.

Të ngjashme