Kryefjala Logo

Poeti i njohur Agim Doçi në gjendje të rëndë shëndetësore

22 Qershor, 2024 | 4:10 pm

Poeti i njohur, Agim Doçi ka pësuar hemorragji celebrale në tru. Mësohet se poeti është shtruar në spital dhe ndodhet në reanimacion.

Raportohet se gjendja shëndetësore e kompozitorit paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.. I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948.

Ai është diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë dhe ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare.

Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

Të ngjashme