Kryefjala Logo

Pas deklaratave të forta të Sarës reagon Bardhi: Ju lutem…

29 Mars, 2024 | 5:45 pm

Sara Gjordeni ka qenë sërish në vëmendje të lajmeve rozë pas një seri deklaratash të bëra në Instagramin e saj ditën e djeshme, dhe që më pas akuzoi mediat se i kanë deformuar fjalët.

Por sot ka reaguar i dashuri i saj, këngëtari Bardhi në “Instatsory”, ku pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikujt tjetër dhe deklaratat e djeshme nuk ishin bërë nga ish-banorja.

“Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story.

E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”, shkruan ai.

57634489 F649 4892 9CE3 DFCA7B4F0816

Të ngjashme