Kryefjala Logo

“Një grua e ve shkatërron jetën e disa të rinjve!” Njihuni me trailerin e filmit të parë horror në Shqipëri, që do të mbushë kinematë!

31 Tetor, 2021 | 10:13 pm

Një grup vajzash dhe djemsh nisen për një kamping, por rrugës hasen me diçka të papritur. Një vajzë e vogël u pret rrugën: Ku shkon ajo, kush e ka lënë vetëm, çfarë fshihet pas vogëlushes?

Duke kërkuar për familjen e saj, ata gjenden në një fshat ku kalojnë peripeci pafund. E teksa përpiqen të mbijetojnë takohen me një burrë që u tregon historinë e një grua e ve që kishte fuqi të mbinatyrshme.

E frikshme apo jo? Jeni kuriozë të dini për çfarë po flasim?

Bëhet fjalë për filmin që pritet të dalë së shpejti “Lugina e Djalit”. Për herë të parë në Shqipëri, realizohet një film horror me metrazh të gjatë.  “Lugina e djalit është realizuar nga producenti Ergys Keta. Një emër i njohur në rrjet, por që për herë të parë prezantohet si producent. Ergysi është 28 vjec dhe pasionin e tij për filmin ka vendosur ta tregojë me realizimin e filmit të tij të parë “Lugina e Djalit”, ndonëse deri më sot ka marrë pjesë si aktor ne 3 filma. Regjia dhe skenari janë përgatitur nga Edi Gjerani, si edhe ka qene pjesëmarrës aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu.

Tani jeni shumë kurioz, apo jo? Në prag të Halloëeen-it, producenti Ergys Keta ka vendosur të publikojë trailerin e filmit të parë horror, pasi ta shihni është e sigurt që mezi do të prisni datën e shfaqjes së tij.

 

Të ngjashme