Kryefjala Logo

Juli, Roza dhe Erjola thurin planin për largimin e Egla Cenos nga “BBVIP”!

18 Prill, 2024 | 9:36 am

Duket se treshja “Erjola-Juli-Roza” janë aq të ngopur me sjelljet e Eglës,sa po mendojnë për mënyra si ta nxjerrin atë nga shtëpia sa më shpejt.

Konkurrenti tregoi se ka kuptuar që nëse Liam Osmani vazhdon debatet me aktoren, kjo e fundit do të bien “pre” e provokimeve dhe nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë brenda shtëpisë

“Me Liamin jo se nuk ia del dot, është e vërtetë” – u shpreh Erjola e bindur.

Roza tha se do ta shtyjë ajo Liamin që të merret me Eglën vetëm që ajo të dalë nga shtëpia, megjithëse Juli u shpreh se nuk duhet ta shtyjnë pasi ai nëse merret me aktoren do e bëjë për veten e tij sepse është në “kokë më kokë” në nominim me Lidi Delinë.

“Ti nëse do ta shtysh thuaja kur të jesh duke pirë kafe”, e këshilloi Erjola-Rozën.
Juli: Me çfarë kuptoj unë nga kjo histori, dyshoj se nëse këta do të vazhdojnë me këtë formë, Egla 2 ditë i shtyn më këtu

Roza: Nuk i shtyn dy ditë këtu?!

Erjola: Me Liamin jo se nuk ia del dot, është e vërtetë

Juli: Vazhdon me manjak nëse ky i vihet pas. Dhe dua të shikoj nervat e Eglës, se ajo ka rënë një herë “pre” e këtyre provokimeve

Roza: Do e shty unë Liamin pra

Juli: Nëse nuk ka ndryshuar Egla dy ditë nuk i shtyn më këtu

Roza: Do e shty unë Liamin pra vetëm që të na hiqet qafe ajo grua

Erjola: Atë po mendoja edhe unë, por mos të mendojmë me zë të lartë se duket sikur po bëjmë komplot

Juli: Jo jo edhe unë s’jam për ta shty, por nëse e bën aj e bën për veten e vet sepse është në nominim

Erjola: Ti nëse do ta shtysh thuaja kur të jesh duke pirë kafe

Roza: Nuk e kisha dëgjuar që ai ka thënë unë katër ditë do merrem me të

Erjola: Po, tha Romeo…

Të ngjashme