Kryefjala Logo

Jo vetëm Luizi por edhe këta personazhe të tjera të Big Brother janë emrat më të kërkuar në Google

25 Janar, 2023 | 11:51 am

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ ku foli për “fenomenin” e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”.

Ai tha se emri i Luizit është më i kërkuari në Google si askush më parë, duke thyer çdo rekord. Madje, emri i artistit është kërkuar më shumë sesa politikanët e vendit, Berisha e Rama.

Pas Luizit, dy emrat e tjerë më të kërkuar në “Big Brother VIP” ishin ai i Oltës dhe i Kiarës.

“Emri i tij është kërkuar masivisht, qoftë Luizi Eurovizion, qoftë Luizi Edi Rama për shkak të shkëmbimit të komenteve që patën bashkë në Facebook, qoftë Luizi sëmundja, por di të them që është kërkuar për të si kurrë më parë për askënd, as për Berishën e as për Ramën nuk është kërkuar ashtu,” tha eksperti i IT.

Të ngjashme