Kryefjala Logo

Jetmiri komenton Romeon:”E shoh si adoleshent”

18 Prill, 2024 | 9:27 am

Duke biseduar në oborr në orët e para të mëngjesit,banorët e mbledhur aty kanë diskutuar lojën e konkurrentëve të tjerë.

Në bisedë ka qënë edhe Jetmiri i cili ka folur për Romeon, një prej banorëve që ai nuk ka ndonjë marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë.

“Duke larë enët, unë e prek te supi, ai fillon:’Më kapi me dorë, më kapi me dorë…’ e kupton? E kalon në të kundërt me mua. Kjo më ka revoltuar sinqerisht. E shikoj si adoleshent, nëse do më përputhej mënyra sesi flet, mënyra sesi ngre njërën vetull, mënyra sesi trash zërin, me moshën ok do ta mirëkuptoja dhe do të thoja ky është i atij brezi. Po ky ka lindur në 95’ o, ky s’ka parë, është lindur në demokraci.”- është shprehur Jetmiri

Të ngjashme