Kryefjala Logo

Flokë dhe nyje brenda kutisë të dhuratës, Fjoralba Ponarit i ndodh e papritura

23 Qershor, 2024 | 11:18 am

Moderatorja Fjoralba Ponari me anë të një videoje në Insta Story ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh, që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj”, tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. “Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur”, shprehet Fjoralba.

Më pas ajo tha se nuk beson në magji, por megjithatë nuk e mohoi që nuk u ndie mirë, ndaj edhe kërkoi ndihmën e ndjekësve.

B824BFAC C7CD 4F9F AD87 863E5DDC618D

AE4DF2CF 9914 4DB5 BB5B E3E537329862

Të ngjashme