Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Mariza Ikonomi bëhet nënë!

16 Nëntor, 2023 | 3:24 pm

Po! Kantautorja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e kanë bërë të ditur për Kryefjala.com burime të afërta pranë këngëtares.

Nuk e dimë ende gjininë e bebit, pasi mami Mariza ka vendosur që ta mbajë këtë lajm tejet privat duke mos dashur të ndajë detaje rreth shtatzënisë së saj. Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largësia e ka ndihmuar këngëtaren që mos të jetë në qëndër të vëmendjes mediatike.

Edhe postimet e këngëtares në Instagram, kanë stopuar që në muajin gusht (sa i përket fotove të saj personale), ndërkohë që postimi i saj i fundit është bërë pak ditë më parë kur Mariza humbi xhaxhanë e saj.

Kryefjala.com i uron bebit të Marizës jetë të gjatë e të lumtur pranë mamit dhe babit të saj!!

IMG 9045

 

Të ngjashme