Kryefjala Logo

Deklarata e fortë në Për’puthen: Ka persona që kanë gjetur dashurinë jashtë dhe vazhdojnë në emision

21 Janar, 2021 | 7:59 pm

Mevlani ka qenë në takim me Ledianën dhe ai bëri një deklaratë të fortë gjatë takimit.

Ai i kishte bërë asaj një dhuratë dhe ishte për të prishur syrin e keq. Në një moment Mevlani e pyet Ledianën nëse do të vazhdonte emisionin në qoftë se ajo gjente dashurinë jashtë.

Lediana u shpreh se është e fokusuar vetëm tek programi. I pyetur nga Bora në studio se çfarë donte të thoshte Mevlani me atë deklaratë, ai tha se nuk e kishte për askënd specifikisht, por thjesht ishte një pyetje për Ledianën.

Gjithashtu u soll në studio edhe shembulli i Fiorelës e cila u largua pasi deklaroi se ka gjetur dashurinë jashë programit.

Sa i përket takimit nuk kishte si të mungonte komenti i Melisës e cila thumbonte gjatë gjithë kohës.

Të ngjashme