Kryefjala Logo

Albano “zbulon” spiunin në Ferma VIP?

29 Mars, 2024 | 9:41 pm

Prime i tretë i “Ferma VIP” ka nxehur lojën mes fermerëve, të cilët kanë nisur edhe sulmin ndaj njëri-tjetrit, dhe e gjitha ka ardhur për shkak të rrengut të Agait të hënën që lamë pas.

Ndërsa fermerët po jepnin mendimin e tyre se kush del sot Valeri duke llogaritur pjesën që sot votohet për më të preferuarin, theksoi se këtë të premte nuk del asnjëri nga Ferma.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i Albanos i cili duke parë komunikimet në studio e cilësoi Valerin si spiun, duke thënë se kështu e thërrasin të gjithë në fermë.

““Është hipokrizi si nga ana e Buçkos si nga ana e Florit që tha se kush nuk u përfshi tek ndërtimi i stallës. Shyqyr Zotit Agai ka vendosur 2 mijë kamera. Kush ka dëshirë të vej tek ndërtimi i stallës kush nuk do nuk vete. Valeri di çdo gjë se është spiun, kështu i kemi të gjithë në shtëpi”, tha Albano.

Të ngjashme