Lifestyle
Tradhëtia:Kush fal i pari,mashkulli apo femra?
22 Tetor, 2021 | 10:38 am
Psikologët konstatojnë që reagimi ndaj mashtrimit dhe tradhtisë varet nga shumë faktorë dhe se njerëzit i godet në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Meshkujt e kanë më vështirë të falin dhe u nevojitet më shumë kohë, ndërsa femrat në fillim e kanë vështirësinë, pastaj shumë më lehtë vendosin ta vazhdojnë lidhjen.
Mirëpo, hulumtimet më të reja kanë treguar që reagimi ndaj tradhtisë së partnerit më së shumti varet nga ajo se sa ka zgjatur lidhja.
Në të vërtetë, çiftet të cilët një kohë të gjatë kanë kaluar bashkë më lehtë falin sesa dashnorët “e freskët”.
Nëse në vitet e para të lidhjes ndodh tradhtia, edhe meshkujt edhe femrat do të reagojnë më vrullshëm, do të jenë më të lënduar dhe më vështirë do të falin.
Emocionet janë të trazuara, mirëpo e gjitha kjo zgjat shumë më pak dhe në formën më të butë sesa në lidhjen që nuk ka qenë e gjatë.