Lifestyle
Të udhëtoj apo jo? Nënat shtatzëna tani marrin përgjigjen.
12 Nëntor, 2021 | 3:21 pm
Nëse shtatzënia zhvillohet pa probleme, munden pa u frikësuar që të nisen në rrugë me veturë.
Patjetër të lidhni rripin e sigurisë por vetëm nën stomak, jo mbi të.
Vështirësitë eventuale në shtatzëni mund të shfaqen tre muajt e parë, kur shfaqen mundimet e shpeshta për shkak të përshtatjes së organizmit.
Në valixhe, pos dokumenteve personale, patjetër të keni librezën shëndetësore, konstatimet mjekësore dhe telefonin e mjekut i cili përcjell shtatzëninë tuaj… Vishni rroba të rehatshme dhe mos u brengosni.
Me tren udhëtimi është më i rehatshëm, ndonëse mund të zgjasë shumë. Udhëtimi me tren është më i rehatshëm për shtatzënat, sepse në çdo çast mund të çohet në këmbë dhe të shëtisë.